Thirje emigrantëve dhe të përndjekurve

Shoqata e Punëtorëve të Kalitheas,

Thirje emigrantëve dhe të përndjekurve

Jeta e miljona punëtorëve po shkatërrohet çdo ditë nga kriza ikonomike. Qeveritë përpiqen ta hedhin barrën e krizës në kurriz të punëtorëve, që të vazhdojnë të pasurrohen bankat dhe pronarët. Si është papunësia, pagaurie dhe ëshpërimi.ë dhe punëtorë Grekë po humbasin vendet e punës, ndërsa ata që punojnë akoma, pagat e tyre nuk mjaftojnë as për ushqimin e përditshëm. Problemet tona janë të njëjta dhe së bashku mundemi ti përballojmë. Fashistët po mundohen të na përçajnë e të na bindin se për krizën ikonomike e kanë fajin emigrantët, sepse duan që të gjithë të jemi shërbëtorët e pronarëve dhe të punojmë e të shpërblehemi sa për tu mbajtur gjallë. Ne themi se nga ky shkatërrim mund të shpëtojmë vetëm nëse të gjithë punëtorët, emigrantë dhe Grekë, jemi të bashkuar dhe mbështetim njëri – tjetrin. Solidariteti është arma e vetme që kemi për të luftuar papunësinë, shkurtimet e pagave dhe grupet fashiste që na kërcënojnë të gjithëve.

Shoqata e Punëtorëve të Kalitheas është një ambient ku duam të mblidhemi emigrantë dhe punëtorë Grekë si dhe të papunët. Të mbështetim njëri – tjetrin e të përpiqemi së bashku për zgjidhjen e problemeve tona.

Ftojmë të gjithë emigrantët të vijnë në Shoqatën e Punëtorëve të Kalitheas e të marrin pjesë në aktivitetet tona.

Në Shoqatën e Punëtorëve do të bëhen mësime të gjuhës Greke falas për emigrantët dhe të përndjekurit,çdo të Shtunënga ora 6:00 deri në 8:00.

Gjithashtu do të bëhen mësime falas për fëmijët – nxënës të Liceut dhe të Gjimnazit.

Të Shtunën 21 Dhjetor, në orën 6:00 mbasdite të mblidhemi në Shoqatën e punëtorëve që të diskutojmë mbi organizimin e programit të mësimeve.

Shoqata e Punëtorëve të Kalitheas,

rr. Laskaridhu 134

Kalithea

Advertisements

Tagged: , , ,

Σχολιάστε

Εισάγετε τα παρακάτω στοιχεία ή επιλέξτε ένα εικονίδιο για να συνδεθείτε:

Λογότυπο WordPress.com

Σχολιάζετε χρησιμοποιώντας τον λογαριασμό WordPress.com. Αποσύνδεση / Αλλαγή )

Φωτογραφία Twitter

Σχολιάζετε χρησιμοποιώντας τον λογαριασμό Twitter. Αποσύνδεση / Αλλαγή )

Φωτογραφία Facebook

Σχολιάζετε χρησιμοποιώντας τον λογαριασμό Facebook. Αποσύνδεση / Αλλαγή )

Φωτογραφία Google+

Σχολιάζετε χρησιμοποιώντας τον λογαριασμό Google+. Αποσύνδεση / Αλλαγή )

Σύνδεση με %s

Αρέσει σε %d bloggers: